Aktualitet

Akuzat për takim të fshehtë me Ballën/ Reagon Basha: Montazhe qesharake, shërbimi më i mirë për Ramën

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të videos ku supozohet për një “takimi sekret” me Taulant Ballën.

Me anë të një reagimi në Twitter, Basha shkruan se videoja është një montazh qesharak për ti fryrë dhe përçarë demokratët.

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button