Aktualitet

Shijak : Pas fitores kryebashkiaku Arbana: Kjo është fitorja e gjithë shijakasve!

Pas fitores kryebashkiaku Arbana: Kjo është fitorja e gjithë shijakasve!

Elton Arbana ka fituar një mandat të dytë për të qenë në krye të bashkisë së Shijakut në katër vitet e ardhshme.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku ka shprehur se kjo është fitorja e të gjithë shijakasve dhe e të ardhmes së tyre.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT SHIJAKU 💜 Vetëm Përpara!

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Shijakut, Maminasit, Xhafzotaj, Gjepalaj që votuat për Partinë Socialiste, që votuat për mua si zgjedhjen më të mirë për të zhvilluar qytetin dhe Njësitë administrative në 4 vitet e ardhshme.
Një falenderim i veçantë shkon për Kryeministrin Rama, si dhe për drejtuesin politik të Qarkut Durrës dhe për deputetet e zonës, për gjithë frymën dhe bashkëpunimin drejt fitores.
Faleminderit të gjithë ekipit tim që kanë bërë më të mirën e tyre për të mbërritur këtu ku jemi sot.

Kjo FITORE është e gjithë shijakasve dhe të ardhmes së tyre. Në këtë mandat të dytë do të mbajmë premtimet e dhëna, madje do të bëjmë edhe më shumë.
Do t’i shërbejmë të gjithëve njëlloj, sepse qyteti është i të gjithëve.

Shijaku do të kthehet në një qytet europian, ashtu si e meritojnë shijakasit.

Më e mira është përpara! Shijaku ❤️ ime!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button