Aktualitet

Lulzim Basha rikthehet në skenën politike, organizon takim me të rinjtë!

Pasi kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen. Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit ka përçarë edhe më shumë Partisë Demokratike.

Në skenën politike të PD-së duket se po rikthehet sërish ish-kryedemokrati Lulzim Basha, pasi burime për media bëjnë me dije se Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me të rinj në një hotel në Tiranë. Megjithatë mbetet për tu parë çfarë zgjedhje do të gjendet për situatën brenda PD-së.

Ndërkohë edhe gjatë fushatës elektorale të 14 majit, Lulzim Basha nuk është parë në takime me demokratët apo duke mbështetur ndonjë nga kandidatët e PD-së së vulës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button