Aktualitet

32 vjet nga themelimi i Partisë Socialiste, Rama: Forca e vetme politike që s’ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama zgjodhi të publikonte flamurin, për të uruar ditëlindjen e kësaj force politike.

Rama shkruan se PS është e vetmja forcë politike që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar.

MIRËMËNGJES

dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë.”- shkruan Rama

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button