Aktualitet

Një në kërkim pasi dhunoi një 31-vjeçar, ndërsa një tjetër nën hetim pasi kërcënonte në rrjete sociale

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale, në Pogradec.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim R. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e 19-vjeçarit.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për F. H., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një 34-vjeçar.Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button