Aktualitet

PD dhe PS i hapin rrugë SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt! Të hënën seanca për heqjen e imunitetit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste i kanë hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, duke rënë dakord për dhënien e autorizimit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-ministrit.

Ka qenë opozita që përmes kreut të Grupit Parlamentarm, Gazment Bardhi, ka prezantuar dhe dorëzuar raportin, i cili i rekomandon Këshillit të Mandateve heqjen e imunitetit “për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

“5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale”- tha Bardhi.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Partia Socialiste, duke dhënë autorizim për kërkesën e SPAK.

Të premten do mblidhet Këshilli i Legjislacionit sërish në orën 12:00 për prezantimin e raportit dhe të hënën në 17:00 pritet të mbahet seanca plenare ku do të votohet raporti i Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit të Arben Ahmetajt.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button