Aktualitet

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me të shtënat e regjistruara në Shëngjin. Bëhet fjalë për dy të plagosur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”.

Sipas policisë, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button