Aktualitet
Kryebashkiaku Arbana: “Mbështesim të rinjtë.” Klubet Rinore në Shijak.

Kryebashkiaku Arbana: “Mbështesim të rinjtë.” Klubet Rinore në Shijak.
Z.Arbana, kryetari i bashkisë së Shijakut ka qenë i pranishëm në një aktivitet që nxit të rinjtë drejt talenteve të tyre në art, sport etj.
Ai shprehet:” Bashkia Shijak mbështet projektet dhe idetë e të rinjve të Shijakut dhe çdo organizatë që ka qëllim të aktivizojë të rinjtë.
Sot vizituam nga afër punimet e të rinjve të përfshirë në projektin “Shijak Summer Clubs” i cili ka qëllim ngritjen e klubeve rinore në zonën e Shijakut në fushën e artit, sportit dhe aktiviteteve psiko-sociale, për të orientuar adoleshentët drejt modeleve të mira të sjelljes.
Ky projekt financohet nga Ambasada Amerikane, mbështetur nga IDM Albania dhe zbatohet në gjimnazin “16 Shtatori”.




