Aktualitet

Rama nuk e cilësoi Kosovën ‘toka e askujt’/ Gazetari i Financial Times sqaron lapsusin e redaksisë me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë

Kryeministri Rama foli dje për “Financial Times” mbi situatën në veri të Kosovës.

Pas publikimit, vetë gazetari, autor i shkrimit, ka njoftuar lexuesit e tij për një lapsus në citimin që redaksia i ka bërë një fjalie të Ramës.

Teksa fillimisht citohej se sipas Ramës, “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, gazetari sqaron më pas se  Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social X./m.j

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button