Aktualitet

Refuzimi për të ndryshuar komisionin e reformës zgjedhore, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren dhe vendin e Kryetares së Parlamentit

Refuzimi për të ndryshuar komisionin e reformës zgjedhore ka bërë që disa deputetë të opozitës të bllokojnë foltoren e parlamentit dhe vendin ku ulet kryetarja Lindita Nikolla.

Duket deputeti Bardhi që debaton Lindita Nikollën. Kjo e fundit lajmëroi menjëherë mbylljen e seancës plenare dhe vazhdimin e votimit në seancën tjetër.

Gjithashtu aty ishte dhe Sali Berisha tek foltorja ndërsa më sipër tek vendi i kryeministrit Bardhi me Spahon dhe deputetë të tjerë si Ina Zhupa, Luan Baçi.

Më sipër akoma tek vendi i kryetares ishte deputetja Albana Vokshi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button