Aktualitet

Strategjitë e Specializimit Inteligjent (S3)/ zv.kryeministja Balluku: Na duhen profesionistë që sjellin inovacion

Zëvëndës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot e pranishme në konferencën “Strategjitë e Specializimit Inteligjent S3.

Në fjalën e saj Balluku u shpreh se Shqipëria gjendet sot në një nga momentet më të mira ekonimike dhe prandaj na duhet më shumë profesionalizëm. Sipas saj duhen profesionistë që sjellin inovacion dhe që tërheqin pjesën tjetër të administratës.

Shqipëria ka shumë burime natyrore, shton Balluku dhe këto duhen shfrytëzuar dhe përdorur.

Me rëndësi sipas saj është të zbatohen direktivat e BE-së për shfrytëzimin maksimal të lëndëve të para.

Belinda BallukuSot kur vendi ndodhet në një nga momentet më të mira dhë të konsoliduara ekonomike siç tha dhe FMN. Ajo që ndjejmë më shumë nevojë është profesionalizmi. Ato njerëz të cilët duhet të kontribuojnë në të gjitha fushat prioritare që ne kemi evidentuar në ato tryezat e S3 dhe përputhen me prioritete qeverisë shqiptare. Na duhen profesionistë që sjellin inovacion, që tërheqin pjesën tjetër të administratës të biznesit.

Shqipëria siç e dini është vend i pasur me burime natyrore dhe Zoti ëhtë treguar bujar me ne. Javën e shkuar vizitova 2-3 vende të tjera europiane. Sa herë zbrisinim nga avioni thonim të njëjten gjë: Shqipërinë e ka bekuar Zoti. Këtu vazhdon të jetë ngrohtë në vende të tjera ka nisur dimri i ftohtë. Duhet të përdorim burime tona natyrore ato që na ka falur Zoti.

E rëndësishme nga ana tjetër është edhe direktiva e BE-së, shfrytëzimi maksimal i lëndëve të para dhe përfshirja e Shqipërisë në sigurimin i lëndëve të para në tregun euroipian. Ne i kemi të gtiha këto mundësi. Shqipëria është e angazhuar për të realizuar objektivat e Samitit të Berlinit në Tiranë. Dhe deklaratën e Sofies për agjendën e gjelbër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button