Aktualitet

Parashikimi i motit 17 nëntor 2023, rrebeshe dhe stuhi

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë, do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të Premte.

Reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Në mesditë presim shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë deri i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të jetë intensive dhe në formën e Tufanit me shpejtësi 13-25m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C, ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button