U ndaluan 19 shtetas, reagon ministri Balla: U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me vijimin e operacioneve policore “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë u arrestuan apo ndaluan/proceduan 19 shtetas gjatë kësaj jave. Gjithashtu u sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.
Me këto dy operacione që vijojnë prej muajsh në të gjithë vendin synohet ruajtja e sigurisë në shkolla dhe mbajtja e shpërndarësve të drogës larg perimetrit të shkollave.
Reagimi i ministrit Balla:
Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrotjes së shëndetit të të rinive dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.
Në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë, u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.
Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.