Aktualitet

68-vjetori i lindjes së Adem Jasharit, Rama: Erdhe në Ditën e Flamurit dhe ike pasi e le trupin si një monument…

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot edhe 68-vjetorin e lindjes së heroit nga Kosova Adem Jashari. Më anë të një postimi në Facebook, Rama nderon figurën e tij, ndërsa thotë se “erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe iku pasi e la trupin si një monument të shtrirë”.

Postimi i Rames:

68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit

#LAVDI

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button