Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ja makina e autorëve

Në foto është makina që kanë përdorur tre autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz. Ata u larguan me këtë mjet tip “BMW” ngjyrë të bardhë. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte.

Policia njoftoi se rreth orës 17:15, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe anë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda, ndërsa g rupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje, shtuan të njëjtat burime.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button