Aktualitet

Plumbi qorr godet 59-vjeçarin në Shkodër, ja çfarë dyshohet

Raportohet për një plagosje me armë zjarri në këmbë në fshatin Guci të Bashkisë Shkodër.  Dyshohet se shtetasi A. Z., 59 vjeç, ka mbetur i lënduar. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale nga një plumb qorr.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button