Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, ministri Manja: Situata është në kontroll

Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm. Po vuante dënimin në këtë burg, dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm. Ngjarja është e rëndë por s’ka pasur cënim të jetës së personelit dhe stafeve civile.
Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në Peqin. Nëse nuk e keni informacionin këtu kemi edhe regjim të posaçëm. Procedura e vendosjes në regjim, pasi del urdhri i ministrit nisin procedurat e vendosjes. Sot ministri ka vendosur vendosjen në regjim për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Arsyet kanë qenë të detajuara se përse kam vendosur vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin e posaçëm.
Ka një procedurë për vendosjen e një personi në regjim, procedurë të cilën jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Mënyra e komunikimit ka po ashtu një procedurë të posaçme. Për orën, dinamikën dhe të gjitha mos më bëni pyetje sepse cënojnë hetimin e prokurorisë.”, tha Manja.
Si ka ndodhur ngjarja dhe detaje të tjera i përkasin hetimit. Unë nuk dua të cenoj asnjë element të hetimit. Do të ketë në orët në vazhdim një komunikim me opinionin publik aq sa do të lejojë hetimi.




