Aktualitet

Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” i shtohen arsenalit të Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Forcat e Armatosura shqiptare janë pajisur me 2 helikopterë “Black Hawk” të dhuruar nga SHBA. Ka qenë ministri Niko Peleshi që ka bërë më dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shprehet se ky investim është një hap i rëndësishëm për të rritur fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm në përmbushjen e misioneve taktike.

Peleshi shton se kjo është një shenjë e qartë se Shqipëria në bashkëpunim me SHBA po investojnë në forcën dhe sigurinë e vendit tonë, që të jetë më i sigurtë dhe i përgatitur për sfidat e ardhshme.

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:

Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.

https://fb.watch/pl008UK2of/?mibextid=I6gGtw

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button