“Rrjeti hekurudhor, projekt i madh në vend”, Balluku: ‘Durrës-Prishtinë do të lidhi shqiptarët mes tyre’

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi prioritetet për vitin 2024 si dhe bëri një analizë vjetore të vitit që lamë pas në një konferencë me gazetarët.
Balluku prezantoi projektet e reja që kanë të bëjnë me rrjetin hekurudhor në vend. Kemi linjën e rëndësishme që do të lidhi Tiranën me Portin e Durrësit. Nga ana tjetër pritet të hapet gara për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
Këto projekte vijnë si mbështetje nga ana e Bashkimit Evropian. Një linjë e rëndësishme hekurudhore është ajo mes Durrësit dhe Prishtinës, që sipas zëvëndëskryeministres do të lidhë shqiptarët mes tyre.
Belinda Balluku: Rrjeti hekururdhor ka nisur si një projekt i madh në Shqipëri, e cila do të lidhë Tiranën me Portin e Durrësit dhe Durrësin komercial dhe nga ana tjetër sapo kemi marrë lajmin e mirë për vazhdimin e këtij aksi me Durrës-Rrogozhinë. Po përfundojmë procesin për Vorë-Hani i Hotit dhe pritet të hapet gara ndërkombëtare. Dhe sigurisht të gjitha krijojnë një paketë të rëndësishme të një transporti aleternativ si ajo herkurudhor. Dikur ka qenë e rëndësishme. Ka ardhur momenti që të alternohen me njëra-tjetrën, transport modern, pa emetime dhe eficient për financat e secilit qytetar. Falenderoj BE për rimëkëmbjen e transportit hekurudhor. Projekt tjetër i rëndësishëm hekurudhor ajo e Durrësit me Prishtinën, jo si transport komercial por si transport alternativ për udhëtarët e shumtë të Kosovës dhe Shqipërisë. Është një projekt kombëtar që do lidhi shqiptarët mes tyre. Ne jemi të dyja qeveritë e angazhuar dhe me përfundimin e studimit të fizibilitetit do hapet gara ndërkombëtare. Dhe do të nisë ndërtimi i kësaj hekurudhe.




