Aktualitet

EMRI/ E reja u hodh nga kati i katërt në Kamëz, arrestohet 39-vjeçari që i nxori foton intime

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarje e rëndë të regjistruar dy ditëve më parë në Kamëz, ku 27-vjeçarja me inicialet A.S. u hodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë gjeti vdekjen. Autoritetet raportojnë se e reja e ndërmori aktin ekstrem, pasi një person i kishte publikuar një foto intime të saj.

Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Altin Çoku, 39 vjeç, i cili dyshohet se i ka publikuar foton. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

“Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja u hodh nga kati i katërt i tarracës së banesës ku jetonte me qira dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button