Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Po luante pranë motorit të të atit, mjeti zë sipër 2 vjeçarin! Transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës ku një fëmijë 2 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë ndërsa motori i ka rënë mbi trup.Sipas informacioneve, i mituri ka marrë dëmtime të shumta dhe po niset drejt Tiranës. Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button