Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel, 26 maj

TIRANË, 26 maj Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button