Rama në SHBA për vaksinën anti-Covid? Berisha publikon fotot për ‘shopping

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama, siç ka pohuar edhe vetë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të siguruar sa më shpejt vaksinën anti-Covid për shqiptarët.
Por sipas fotove që publikon në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, Rama po përfiton nga ky udhëtim për të bërë edhe pak ‘shopping’ në Nju Jork.
“Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj, por edhe për pak shopping për vete“, shkruan Berisha mbi foto.
Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në SHBA nuk ka dhënë asnjë komunikim deri tani për mediat, por mesazhi i fundit ka qenë vetëm kur ai u nis në Amerikë.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë, është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës, i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka komunikuar Rama në mesazhin e fundit në Twitter në 5 dhjetor.




