AktualitetPolitikë

Viti 2021, viti i ndryshimit”/ PD: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me familje që jetojnë në kushte të vështira në Baldushk të Tiranës. Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, kanë dhënë mesazhin së ky do të jetë viti i ndryshimit. Sipas Bardhit, 2021 do të jetë viti i një një qeverie të re që mbështet njerëzit e nuk punon për veten. Bardhi ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një vaksinë që të shërojë dështimet e qeverisë aktuale, dhe më e mira është largimi i Edi Ramës.“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Më tej Sekretari  Bardhi inkurajoi qytetarët të bashkohen me ndryshimin në 25 prill.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button