Aktualitet

Mot i kthjellët dhe i nxehtë, zbuloni sa do të arrijnë temperaturat sot

Vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në Veri-verilindje të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera minimale në Pukë deri në 40°C vlera maksimale në Elbasan.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button