Aktualitet

Qarkullonte me armë me vete dhe kërcënoi të vriste një polic, arrestohet nga “Shqiponjat” 26-vjeçari në Elbasan

Një 26-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka kanosur një punonjës policie për ta vrarë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa efektivi i cili ishte jashtë shërbimit, ka pikasur të riun. 26-vjeçari është identifikuar si shtetasi Ronaldo Beqiri ndërsa falë ndërhyrjes së forcave Shqiponja që patrullonin në qytet, është kryer edhe arrestimi i tij.

Njoftimi: 

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, konstatohet nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.

Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ronaldo Beqiri, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit luftarak”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button