Aktualitet

Po pushtonte në Shqipëri, humb jetën tragjikisht pas një sulmi në zemër, 38-vjeçarja italiane

Një 38-vjeçare nga Italia e cila zgjodhi vendin tonë për pushime këtë vit, humbi jetën për shkak të miokarditit fulminant. Mësohet se Alessia Vidotto kishte ardhur në Shqipëri për pushime së bashku me bashkëshortin Eroldi, dhe djalin e tyre 1-vjeçar.

Vidotto humbi jetën më 15 gusht në Tiranë nga një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili, në fazën më akute, mund të çojë në kolaps. Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button