Aktualitet

Rivlerësimi i pronave do të jetë 5%, qeveria po risheh çmimet e referencës në të gjithë vendin

Fushata e rivlersimit të pronave pritet të marrë vulën e Parlamentit në muajin tetor. Ndërsa norma tatimore, për të cilën ka propozime të ndryshme, në parim ka marrë dakortësinë e mazhorancës për të qenë 5%.

“Në dy javët e para të tetorit I gjithë procesi do të jetë zyrtarizuar. Qeveria, konkretisht ministria e finacave është në fazën finale të qëndrimit që ka për këtë fushatë. Ne në komsion kemi rënë dakort që norma tatimore të jetë 5%”, tha Eduard Shalsi gjatë një interviste për Vizion Plus.

Nisma e rivlersimit erdhi si një propozim i deputetes Blerina Gjylameti në pranverën e këtij viti. Por keu i komisionit të ekonomisë Eduard Shalsi sqaroi arsyet pse ende nisma nuk është miratuar.

Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, kjo fushatë rivlersimi do të duhej të shoqërohej edhe me hartën e cmimeve të refercës për secilën zonë. E teksa për kryqytetin ky informacion është, puna është në fazën finale për zonat bregdetare aty ku është edhe interesi më i madh për shit-blerje”, tha Shalsi.

Paralelisht me këtë fakt, ka edhe një tjetër arsye pse fushata nuk po miratohet. Pritet që referencat në Tiranë, për disa zona të korrigjohen, ku parashikohet në disa zona mund të ulen e në disa të rriten.

“Ne kemi patur disa shqetësime. Ka vënd për të patur disa korrigjime në tiranë. Jemi duke i adresuar këto ankesa, për të parë që referencat ti përgjigjen realitetit”, theksoi Shalsi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button