Aktualitet

U rrëzua nga 10 metra lartësi, ndahet nga jeta ish-kandidati i PD për deputet. Ilir Alimehmeti: Arben Tafaj qytetar elitar, do t’i mungojë Tiranës

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra lartësi.

63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa e kujton viktimën një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan të spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës!

Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur.

Do të na mungosh Beni!”, shkruan Alimehmeti.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button