Aktualitet

Grabitën banesën e marrë me qira nga dy shtetase të huaja, zbardhet ngjarja, tre të arrestuar

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së një shuma parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja.

Në pranga janë vënë dy autorët e dyshuar shtetasit Altin Toto dhe Klajdi Bani, ku i fundit i dënuar për vrasje në Greqi. Po ashtu policia arrestoi edhe një person të tretë, Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.

Altin Toto dhe Klajdi Bani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se më datë 06.12.2024 kanë hyrë me forcë në banesën e marrë me qira, në lagjen “1Maji”, nga dy shtetase të huaja dhe, nën kërcënimin e një sendi pistoletë lodër, u kanë vjedhur një shumë prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Dy autorët dyshohet se janë ndihmuar më pas, nga shtetasi Orland Plepi për t’u larguar nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës me një automjet tip “Audi”, me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Orland Plepi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button