Aktualitet

Mat/ 40 vjeçari përplas me makine për vdekje të moshuarin

Një 40 vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje të moshuarin në fshatin Urakë, Mat.

Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button