Aktualitet

Sherr me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dhunohet djali i oficerit të krimeve të rënda

Një sherr me sende te forta mes disa te rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Tre persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Mes të rinjve që është përfshirë në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.Nga informacionet nuk ka persona të lënduar rëndë. I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button