Aktualitet

Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja takim me Ramën, sinjal largimi nga PD?

Drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me turoperatorët në Vlorë.

Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi duke i thënë se është “turbulluar nga primaret”.

“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”, tha Rama.

7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar.

Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button