Aktualitet

Çadrat me vete, mot i paqëndrueshëm!

Këtë të enjte vendi ynë do jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në mënyrë të herëpashershne me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën veriore dhe në qendër, pastaj reshjet do të shpërndahen dhe në pjesën tjetër me intensitet të ulët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button