Kryebashkiaku Arbana: Pesë arsyet pse shijakasit duhet të votojnë Edi Ramën.

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Z.Elton Arbana ka treguar pesë arsye pse shijakasit duhet të mbështesin Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste.
- Shijaku rilindi me PS-në!
Me mbështetjen e Kryeministrit Rama kemi çuar Shijakun drejt progresit, me procesin e rindërtimit, një super projekt që rilindi qytetin tonë, e ringriti më të fortë dhe më të bukur dhe mbështetjen që patëm gjatë kohës së pandemisë.
- Me PS-në, Shqipëria drejt BE-së!
Me vizionin e liderit Edi Rama, Shqipëria ka një drejtim të qartë: anëtarësimin në BE. Kjo është një mundësi historike për të ardhmen e fëmijëve tanë!
- Mbështetja e Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare për Shijakun.
Kemi asfaltuar rrugët e lagjeve në Shijak dhe po punojmë për rehabilitimin e rrugëve në zonat rurale.
Falë mbështetjes së Kryeministrit dhe qeverisë kemi investuar në fshatrat Likesh, Shahinaj, Kënetë, Shtrazë.
Jam i bindur që do vazhdojmë punën dhe në Shetel, Eminas dhe Çizmeli.
- Mban premtimet e dhëna!
Partia Socialiste është forca politike më pranë njerëzve. Bën ato që thotë, madje i mban premtimet e dhëna dhe realizon gjëra përtej pritshmërive, në shërbim të çdo familje.
- PS për të rinjtë dhe punësimin e tyre.
Partia Socialiste ka vizionin për të ndihmuar të sapo diplomuarit dhe ata që kanë mbaruar shkollën e lartë në degë të ndryshme t’i japim mundësinë që të kontribuojnë për qytetin e tyre, duke i bërë pjesë të punonjësve të administratës, apo duke bashkëpunuar me kompani private, për t’i ndihmuar të punësohen.
P.S.
… Sepse është koha të vazhdojmë të ecim përpara!
Shijaku meriton më të mirën dhe Partia Socialiste është garancia për zhvillimin dhe progresin e qytetit tonë.




