Aktualitet

Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi sot (8 korik) një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Vlerësojmë mbështetjen pakursyer të Spanjës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”, u shpreh Balla, duke shtuar se kjo është një dëshmi e fortë e besimit dhe partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

Ministri nënvizoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve spanjollë që vizitojnë Shqipërinë, si dhe shtimin e interesit të bizneseve spanjolle për tregun shqiptar.

“Këto janë tregues të qartë të hapave të mëdha që po hedh Shqipëria dhe rritjes së besueshmërisë së saj ndërkombëtare”, theksoi ai.

Takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button