Aktualitet

Aksioni te News 24, Manjani: S’mund të pretendohet liri mediash, kur pronarët zihen me Qeverinë për prona shtetërore

Ylli Manjani ka reaguar për atë që ka ndodhur me News 24.

“Më vjen keq për gazetarët të cilët detyrohen të bëhen lajm dhe jo të përcjellin lajme.

Padyshim që jam me çdo gazetar, i cili krahas halleve për pagat e vonuara apo sigurimet e papaguara u duhet të mbajnë dhe hallet e pronarëve kur zihen me shtetin. Ndodh shpesh kjo, jo vetëm sot e jo vetëm tek News24.

Por definitivisht nuk ka media të lira e të pavarura kur aktivitetin e tyre e kryejnë në godina shteti.

Media ka sfidë pavarësinë editoriale, d.m.th e zhveshur nga çdo emocion pronësie dhe pronarësh, përfshi këtu edhe emocionet e pronësisë shtetërore.

Media s’mund të jetë viktimë e debateve mbi pronësi godinash. As gazetarët.

Pronarët, në u daltë hesapi, duhet thjesht të investojnë dhe jo të mbrojnë hallet e tyre me lirinë e medias.

Këtë pikëpamje kam patur, kam dhe vështirë ta heq nga mendja”, shkruan ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button