Aktualitet

“Luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz”/ Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në operacion

Ministri i Mbrojjtes, Pirro Vengu thotë se dita e sotme ka qenë një luftë më nga ajri në Fushë Arrëz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër.”, shkruan Vengu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button