Aktualitet

Çmime të rritura nga Durrësi në Vlorë! Shtrenjtimi i apartamenteve s’pret për hyrjen në fuqi të referencave të reja

Çmimet e reja referencë të banesave do të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, por apartamentet në rrethe po shiten e blihen tashmë më shtrenjtë. Nga Durrësi në Vlorë, bashkë Lezhën, Shkodrën e Shëngjinin… një metër katror po kushton më shumë për blerësit.

“Çmimet e referencës shërbejnë si bazë për tatime dhe për të bërë transaksionet më transparente. Por ato nuk janë faktor që përcakton tregun. Ajo që po shohim sot është rritja e kërkesës, sidomos në qytetet bregdetare dhe në ato afër Tiranës. Kjo kërkesë, e kombinuar me ofertën e kufizuar, është arsyeja pse çmimet reale të apartamenteve po ngjiten, pavarësisht nga referencat e reja që hyjnë në fuqi nga janari”, thotë për A2 CNN Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të patundshme.

Qendra e Durrësi është shtrenjtuar në 1 mijë deri në 1 mijë e 400 euro nga 472 euro aktualisht. Rritja përllogaritet në 528 deri në 928 euro.Çmimet janë rritur edhe në  Fier. Nga rreth 530 euro aktualisht, prej vitit të shkuar në m2 në këtë qytet kushton 620 euro… 16.76 për qind më tepër.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button