Zhvillimi i transportit hekurudhor, Balluku takim me homologun zviceran: Plane për një bashkëpunim më të ngushtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në Zvicër në kuadër të një takimi Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin.
Sipas Ballukut, qëllimi i takimit është arritja e një bashkëpunimi më të ngushtë me Hekurudhën Zvicerane, duke nisur me projektin e parë, atë Tiranë-Durrës.
“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.
Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës”, shprehet Balluku.
Video Player
00:00
00:58




