Rajoni - Bota

Grabitje si në filma, sulmohet autoblinda në mes të autostradës, vidhen dy milionë euro

Një grabitje si në filma është regjistruar në Reggio Calabria të Italisë. Një autoblindë që transportonte para u grabit brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut.

Ansa raporton se gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar. Po ashtu për të kryer grabitjen, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës, shkruan A2 CNN.

Sipas vlerësimeve fillestare, këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria-s, përgjatë autostradës, ku është përfshirë një automjet i blinduar në pronësi të Sicurtransport, vlerësohet të jenë grabitur afërsisht dy milionë euro

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button