Vora News
Kolonel Ajet Jata dekorohet me Urdhrin e Lartë të Kalorësit, nga Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë

🇦🇱 NDER & MIRËNJOHJE KOMBËTARE 🇦🇱
Dekorimi i Kolonel Ajet Jata me Urdhrin e Lartë të Kalorësit, nga Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë, është një vlerësim i merituar për një ushtarak me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të rrallë ndaj atdheut.
Me origjinë nga Kukësi, por banor i Vorës prej disa dekadash, Kolonel Jata përfaqëson më së miri vlerat e qytetarit shembullor dhe të ushtarakut që shteti i ka besuar misione të rëndësishme për vendosjen dhe ruajtjen e paqes.
Ky dekorim është nder jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Vorën, që krenarisht numëron ndër bijtë e saj një figurë të tillë dinjitoze.
👏 Respekt, mirënjohje dhe krenari!
#AjetJata #UrdhriIKalorësit #NderKombëtar #Vora #Kukësi #ForcatArmatosura #Shqipëria 🇦🇱




