Aktualitet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Vendi ynë ka hyrë në ditën e pestë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.

Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Sakaq, në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”.

Gjatë natës dhe në vazhdim ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intensitet të ulët.

Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave.

Pas 5 ditësh në “pushtetin” e ujit zona më problematike në qark vazhdon të jetë ajo e Kurbinit, ku konkretisht fshati Adriatik vijon të ketë probleme edhe pse një pjesë e urës së dëmtuar, e cila sillte prurje të mëdha uji në anën veriore të fshatit është riparuar përkohësisht.

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

Në Vlorë, vijojnë prurjet e lumit Vjosë. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën.

Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novoselë janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat e lidhura kryesisht me furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukturën rrugore si pasojë e kushteve atmosferike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button