Aktualitet

Të shtënat me armë, i plagosur ish kreu i PD në Peqin

Të shtëna me armë janë shënuar ditën e sotme në Peqin, ku për pasojë një persona ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se pas një konflikti shtetasi Sokol Dehima ka qëlluar me armë Dielli Çelën 55 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa polica është në kërkim të autorit 52-vjeçar. Çela është ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Diell Çela, 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button