Aktualitet

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

Deputeti socialist Erion Braçe nuk kurseu kritikat edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Nga studio e “Shqipëria Live” Braçe tha se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe nuk mund të jepet si qokë, me mendimin “hajde se e fitojmë”.

“Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve. Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë!Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”-u shpreh Braçe në “Shqipëria Live”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button