Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të Qafë-Murrizit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes me trajlerin, tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në afërsi të Qafë Murrizit.

Një trajleri është përplasur me një makinë, e cila është ndarë në dy pjesë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer

“Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button