Enxhi e “Love Story”kapi në krevat me Anën e “Përputhen”me të dashurin e saj

Të gjithë e njohin Anën e emisionit “Përputhen”, e cila, veç kërcimeve, pëlqimit ndaj Fatjonit apo Atdheut, bëri bujë pas fotos me Arjonin në krevat.
Mesa duket Ana e paska zakon t’u futet në krevat të tjerëve! U habitët nga kjo frazë? Ua shpjegojmë ne! Por para kësaj kalojme pak tek Enxhi e “Love Story”, vajza e cila bëri një takim me Saimirin në një dhomë masazhi, por pas kësaj ai e eliminoi.
Burime për “Kryefjala” kanë zbuluar se Ana e “Përputhen” dhe Enxhi e “Love Story” dikur kanë qenë shoqe të ngushta.
Marrëdhënia e tyre është prishur, pasi Enxhi ka kapur ‘mat’ në krevat, në shtepinë e saj Anën me të dashurin e saj.
Burimet të afërta pranë saj kanë treguar se Enxhi e ka rrahur Anën, e cila ka përfunduar në spital dhe ende sot ka një shenjë në fytyrë.
Enxhi e ka çarë në fytyrë, të cilën Ana e ka qepur dhe duket se i ka ngelur një shenjë tashmë jo vetëm në kujtesë.
Pas këtij sherri, të dyja kanë shkuar në programe të ndryshme për të njejtën arsye: të gjejnë burrë!




