Show Biz

Për të katërtën herë Paris Hilton mer propozimin për martesë

Paris Hilton ka marrë surprizën më të bukur për 40-vjetorin, një super propozim të veçantë për martesë. I dashuri i saj, Carter Reum, i propozoi Paris gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat. Trashëgimtarja e hotelit ka ndarë në rrjete sociale imazhe nga propozimi romantik, në të cilat të dy ata shfaqen të veshur me të bardha.“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë”, shkroi Paris Hilton përkrah postimit që tregonte pjesë nga propozimi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button