Aktualitet

Situatë e rrezikshme para parlamentit, molotovët e protestuesve të PD djegin efektivët, policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

Hidhet breshëri molotovësh përpara godinës së parlamentit. Situata ka përshkallëzuar duke rrezikuar edhe policët. Disa prej tyre janë prekur nga flakët dhe janë të lënduar. Shihet që edhe uniformat e tyre janë djegur. Ata po marrin ndihmën e parë.

Policia ka reaguar menjëherë duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të neutralizuar situatën.

Edhe një protestues shihet të jetë në gjendje jo të mirë prej gazit lotsjellës dhe po merr gjithashtu ndihmë prej policisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button