Aktualitet

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan.

Ndryshe nga legjislatura e kaluar kur Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare pas disa senacash maratonë, në këtë legjislaturë mjaftoi tenatativa e parë për të marrë shumicën e votave.

Albulena Haxhiu ishte gruaja më e votuar për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur mori mbi 174 mijë vota. Më herët Haxhiu ka mbajtur në kabinetin Kurti edhe funksionin e ministres së Drejtësisë për 4 vite.

Po në seancën e sotme janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj, tani pritet të procedohet me betimin dhe pikat tjera të rendit të ditës së seancës konstituive.

Ky verifikim u bë me votimin e 118 deputetëve të pranishëm. Nga 120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 karrige në Kuvend.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button